2 nxënës të mjekësisë u përleshen në Mitrovicë me thika, njëri përfundon në QKUK

Telashet saktë nuk dihet ku nisën, por hesapet u qëruan midis qendrës së qytetit.

Dy nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, paraditen e së mërkurës u përleshën mes vete në sheshin “Skënderbeu” të Mitrovicës.

Madje veç fjalosjes, në këtë rast u përdor edhe thika, si pasojë e së cilës njëri i mitur mori lëndime, për çka u dërgua në spitalin lokal për trajtim.

E në Qendrën Kryesore spitalore të vendit konfirmuan se gjendja e pacientit është stabile.

Ndërkohë, incidenti e ka habitur shumë drejtoreshën e shkollës, ani se ka ndodhur jashtë kohës së mësimit.

Lexo edhe:  Ish-polici serb Pantiq u lirua në arrest shtëpiak