Burri rrah bashkëshorten në Drenas, përfundon në pranga të Policisë

Dhuna në familjet kosovare nuk po ka të ndalur. Gratë po del të jenë viktimat më të shpeshta, të cilat po përjetojnë dhunë të vazhdueshme nga bashkëshortët, të cilët jo gjithmonë denoncohen, për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Kishnarekë të Drenasit.

Sinjali mëson se këtë herë rasti është raportuar përmes telefonit nga një grua, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ende nuk është i njohur motivi i këtij konflikti familjar, por ajo që dihet është se çifti edhe më parë kanë pasur telashe.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në stacion policor, ku dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Kundërpërgjigjet Izraeli, vret 161 palestinezë në Rripin e Gazës