“M’i vodhën 15 mijë euro, kursime disa vjeçare”, gazetari denoncon sallonin “Auto Florenti”

Gazetari, Sefer Demiri, ka pretenduar se është mashtruar nga “Auto Florenti”.

Demiri, në një shkrim në “Facebook”, tha se ky autosallon i ka marrë atij 15 mijë euro për blerjen e veturës e cila asnjëherë nuk i erdhi.

“Para dy muajve kam ra pre e mashtrimit nga Florent Morina, me autosallonin e tij “Auto Florenti” Personi ne fjale ka vjedhur nga une pa pike meshire, duke shfrytzu miresine time. I njejti ka marre nga une 15 mije euro, te cilat kane qene kursime te mija disa-vjeçare, per blerjen e nje veture personale. Vetura nuk erdhi asnjehere, mashtruesi iku per Amerike, ndersa babai i tij, Galip Morina, me pretekstin qe do te m’i ktheje parate, me kerkoi 2 muaj kohe“, tha ai.

Tutje, ai ka treguar se me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

“Sot ishte afati i fundit i caktuar nga organet kompetente, ku e kemi lajmeruar rastin. Mirepo, mashtruesit kete metode paskan, fatkeqesisht!Shpresoj qe Kosovo Police dhe Prokuroria ta kryejne detyren e vet. Keto dite do t’i postoj video-mesazhet, per ta pa edhe ju se sa te pafytyre jane. Perndryshe, ju ftoj qe te keni kujdes nga ky AutoSallon, qe te mos bini pre e dallavereve te tyre“, tha ai

Lexo edhe:  Aksidentohet vetura e Policisë me një traktor