Malishevë, gruaja ankohet se një i dyshuar e rrahu dhe i premtoi martesë

Një grua nga Malisheva është ankuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, me premtimin se do ta marrë për bashkëshorte.

Në raportin policor, Policia njoftoi se i dyshuari ka ushtruar fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si dhunim dhe sulm.

“Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.

Lexo edhe:  E rëndë: 21-vjeçarja nga Ferizaj tenton ta vras veten pasi i dashuri iu martua me një tjetër