Ky është hajni që ka kryer vjedhje në markete të ndryshme në Prishtinë, përfundon në pranga të Policisë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Bizneset e ndryshme shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një ndër hajnat që ka kryer disa vjedhje në Prishtinë, tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erkan Seferin, 39-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Sinjali mëson se i njëjti dyshohet për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në kryeqytet, ku njëri rast është raportuar të ketë ndodhur në një market.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Lexo edhe:  Reduktimet e energjisë vazhdojnë edhe në vitit