Pamje nga aksidenti mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova” ku u lënduan disa persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë disa persona janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili dha detaje për Sinjalin nga ky aksident.

Në aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një minibus me targa të huaja, ku disa persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, teksa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe:  Aksidenti në Prishtinë, tre persona të lënduar – vozitësja e motoçikletës në gjendje të rëndë