Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e thikës

Dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 100 euro një personi i cili ishte duke punuar për një kompani taxi, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taxi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:  Produktit serb i vendoset flamuri i Shqipërisë në një market në Kosovë