“Kam marrë borxhe me e pagu qiranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet
Reperi Bardhi ka ndarë detaje nga jeta e tij personale në këngën më të fundit, dedikuar të bijës që po vjen në jetë.
Në rreshtat e këngës “Qikës Tem”, Bardhi zbulon më shumë detaje lidhur me problemet ekonomike që po kalon pas prishjes së kontratës me menaxherin e tij, Jetmir Agaj.
Edhe pse në asnjë moment nuk e përmend me emër, Bardhi shkruan në teksin e këngës se nuk ka para as të paguajë qiranë, madje shton se ka marrë edhe borxh sepse miqtë e tij të dikurshëm i janë kthyer kundër.
Në të gjithë tekstin e këngës, Bardhi flet për gjendjen e vëshirë që po kalon, duke përmendur edhe partneren e tij, moderatoren Sara Gjordeni.
PJESË NGA TEKSTI I KËNGËS:
Dritë e di që ti po kan sa herë mami kan’
Se ajo po mërzitet që babin ton pe shajnë
Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë
E kohët e fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë
Se me njerëzit që ndava bukën, e i ndava dertet
Sot po mi anulojnë koncertet
Tmerr, më thanë se kanë mem kthy kamarier
O dritë, ata mi murrën krejt qa pata
E tani as nuk kam pare as me të ble dhurata
Dritë më lanë pa lekë në ditët e mia më të këqija
E mamit ton për ty mos me mund me i siguru vitaminat
Në fund, zbulon edhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën, të cilën kanë vendosur që ta pagëzojnë “Nea”, e cila do të thotë “rrezatuese”.