Instituti Hidrometorologjik del me njoftim, tregon se a ka rrezik nga vërshimet në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova për momentin nuk rrezikohet nga vërshimet.

Duke publikuar të dhëna të reshjeve që përfshinë vendin, IHMK tha se reshjer do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:

Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:

Malishevë 52mm ( l/m²)

Junik 36mm

Istog 36mm

Prizren 33mm

Drenas 29mm

Gadime (Lipjan)27mm

Ferizaj 24mm

Viti 23mm

Prishtinë 22mm

Kamenicë 21mm

Mitrovicë 20mm

Gjakovë 15mm

Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.

Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.

Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!

Lexo edhe:  Gjermanisë i duhen çdo vit 1.5 milionë emigrantë me 400 mijë punëtorë të kualifikuar