Momenti kur Modriq dhe Mbappe e konfirmuan nga stoli penalltinë e fituar nga Zhegrova
Skuadra e Lille arriti ta mposhte Real Madridin mbrëmë në UEFA Champions League me rezultatin minimal 1:0.
Edon Zhegrova, ylli i Kombëtares së Kosovës ishte “lojtari i ndeshjes” dhe u kurorëzua me trofeun që i ndahet futbollistit më të mirë në fundin e ndeshjes nga UEFA, shkruan Indeksonline
Skuadra franceze fitoi një penallti në pjesën e parë dhe ishte ylli kosovar, Edon Zhegrova që çoi topin në dorën e Camavingas.
Dounia Mesli, gazetare franceze nga stadiumi sjellë pamjet, kur dyshja e Real Madrid, Luka Modriq dhe Kylian Mbappe nga stoli e konfirmuan penalltinë e fituar nga Zhegrova.
Modriq shihet duke pohuar me kokë pasi pa në ekran prekjen me dorë, kurse Mbappe e pyet “a është penallti?”.
Kujtojmë që golin e shënoi sulmuesi kanadez, David nga pika e bardhë e penalltisë – të cilën e fitoi Edon Zhegrova.