Fillon ndryshimi gradual i motit

Sot pritet ndryshim gradual i motit për shkak të shtimit gradual të vranësirave, por mbetet ngrohtë. Më shumë vranësira priten në perëndim e më pak në lindje, ndërsa në perëndim mund të ketë edhe riga lokale shiu. Erërat do të fryjnë nga jugu, ndërsa temperatura maksimale parashihet deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi pritet të ketë shtim të vranësirave dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Maqedoninë Veriore priten vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa pasdite vonë mund të ketë riga shiu në disa zona në veriperëndim. Në Luginë të Preshevës nesër pritet mot me diell dhe me shtim të vranësirave.

Të Premten në Shqipëri dhe Mal të Zi pritet të kalojë një sistem shumë i fuqishëm vranësirash me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Sistemi do të përfshijë edhe Kosovën me rrebeshe intensive shiu, por të cilat nuk parashihet të zgjasin shumë. Vende-vende mund të ketë përmbytje kalimtare. Vonë pasdite shira priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Në fundjava sjellë intervale kohore me diell vranësira e riga lokale shiu më intensive të dielen./MeteoBallkan

Lexo edhe:  I jepet lamtumira e fundit Bilall Hadërgjonajt, pajtohen dy familjet