Ky është i riu që u kap me drogë e armë ilegale në Obiliq, përfundon në mbajtje

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë. Raste të tilla zbulohen pothuajse çdo ditë, sidomos gjatë patrullimeve të Policisë.

Kështu ndodhi edhe mbrëmë në Obiliq, ku Policia arrestoi një person të dyshuar për armë e drogë, i cili përfundoi në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Mirsad Bekteshi, 27-vjeçar.

Bekteshi fillimisht u kap me një armë ilegale e më pas iu kontrollua shtëpia, ku iu gjet drogë, pajisje për matjen e narkotikëve, si dhe fishekë – që u sekuestruan si prova.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Lexo edhe:  Aksidenti tragjik, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën