Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.