Prishtinë: 57-vjeçarja e denoncon për dhunë djalin e saj, thotë se ndihet e rrezikuar nga ai

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 57-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ndihet e rrezikuar nga veprimet e djalit të saj.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “Trutë n’tokë t’i qes..”, 32-vjeçarja kërcënohet nga kunati, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit