Vdes veteranja e arsimit nga Vushtrria

Gjatë një karriere të gjatë prej 40 vitesh, e ndjera ka shërbyer si mësuese në shkollën fillore “Zija Prishtina”, që sot mban emrin “Naim Frashëri”.

Për dekada, ajo ka luajtur një rol kyç në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve nga Vushtrria, duke lënë një trashëgimi të pashlyeshme mësimdhënieje në komunën tonë.

Hanumshahe Pasoma – Jetullahu ishte një emër i respektuar jo vetëm për kontributin e saj profesional, por edhe për përkushtimin e madh si mësimdhënëse.

Shtëpia e saj ndodhej pranë shkollës ku ajo kaloi një pjesë të madhe të jetës duke edukuar dhe frymëzuar të rinjtë. Ajo do të kujtohet si një njeri me pasion për arsimin dhe një mësuese që la një gjurmë të thellë në jetën e shumë njerëzve.

Lexo edhe:  Një javë nga incidenti tragjik ku u vra polici Bunjaku