Parashikimi i motit për sot dhe gjatë javës

Sot pritet të kemi ardhjen e vranësirave të reja të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme lokale shiu, nganjëherë intensive në disa rajone. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri reshjet e dendura fillojnë sonte nga jugu duke u zgjeruar gradualisht në disa zona tjera. Nesër pritet mot me vranësira, intervale kohore me diell e rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë

Rrebeshe dhe reshje shiu nesër pritet të ketë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Do të ketë edhe periudha pa reshje.

Të Enjten dhe të Premten na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Po ashtu shpeshherë, ose nganjëherë priten rrebeshe shiu, vende-vende me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë rritje sidomos në kohën e intervaleve kohore me diell.

Fundjava na sjellë mot me diell dhe vranësira. Reshjet do të jenë më të rralla dhe më të izoluara. Sipas ecurive aktuale sinoptike e diela pritet të jetë ditë mjaft e këndshme sepse do të jetë kryesisht stabile dhe me zhvillime të pakta.

Lexo edhe:  Gjuajtje me armë zjarri në një restorant në Lipjan