Djegia e dy veturave te autosalloni në Çagllavicë, Policia siguron pamjet kur dikush ia vë flakën

Dy vetura u përfshinë nga flakët, mbrëmë në parkingun e një autosalloni në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali publikoi mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Sipas pamjeve që janë siguruar tashmë nga Policia, u zbulua se zjarrin e kanë shkaktuar persona të panjohur, të cilët kishin shkuar aty me një veturë që ende s’është identifikuar.

“Viktima mashkull  kosovar  ka raportuar se në parkingun e auto sallonit të tij, i cili ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllavicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarri.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar – kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.” – ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  E rëndë: Gruaja nga Klina vdes në Spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë