Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH), ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës.

Në kontratën e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Për punët shtesë për ndërimin e shtëpive, MMHI ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë Limitetproject , Roarchitecture, Rines, De & DD.

Vlera e kontratës kap shumën e 128 mijë eurove.

Në bazë të kontratës parashihet ndërtimi i 11 shtëpive në atë zonë.

Bëhet e ditur se krejt pronarët e këtyre shtëpive janë shqiptarë.

Para disa ditësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në veri ku në Cerajë dhe Bistricë mori pjesë vënien e gurthemelit të ndërtimit të tri shtëpive.

Në veri parashihet ndërtimi i 154 shtëpive atje.

Lexo edhe:  Plagosen dy persona te “Rana e Hedhun” në Shëngjin