“Vjedhje e shërbimeve” – Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni policinë
Policia e Kosovës ka parashtruar kërkesë për identifikimin e dy personave të dyshuar, shkruan Insajderi.
Të njëjtit dyshohen për një rast të vjedhjes që ka ndodhur dy muaj më parë.
Madje, policia e ka publikuar fotografitë ku shihen të dy.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në njoftim.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë”
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.