Anonymous i rrëzon mbi 40 uebfaqe serbe në 72 orët e fundit

Grupi i hakerëve Anonymous, në bashkëpunim me grupe të tjera të hakerëve, kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të institucioneve të Serbisë.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës “Operacioni Serbia”.

Sipas postimit të fundit nga Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar nga interneti në 72 orët e fundit.

“LAJMI I FUNDIT: Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës ‘OpSerbia’ (Operacioni Serbi). Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë rrëzuar në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous.

Lexo edhe:  Ia pa sherrin Tik Tok-ut: Ky është i riu që u dërgua në mbajtje pasi gjuajti me armë në një dasmë në Suharekë