Tërnava kritikon “Lëvizjen e Deçanit”: Fushatë tendencioze, po prish harmoninë

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, e ka kritikuar “Lëvizjen e Deçanit” për fushatë tendencioze. Kjo e fundit është cilësuar si fushatë anti-islamiste.

Tërnava e ka thënë një gjë të tillë në një mbledhje të kryesisë së BIK’ut përgjatë ditës së djeshme, shkruan Insajderi.

Siç njofton BIK për media, Tërnava ka vlerësuar se kjo lëvizje po e prish harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“Në këtë mbledhje Kryesia diskutoi për situatën aktuale, sidomos për paraqitjen e disa lëvizjeve me fushata tendencioze, që atakojnë vlerat tona fetare dhe kombëtare, e të cilat po sulmojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare në vendin tonë, vlerë kjo e kombit shqiptar, e njohur botërisht. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se këto paraqitje me këtë gjuhë të urrejtjes po prishin harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Lexo edhe:  -20 gradë, acari ka pushtuar këtë shtet