Kurti uron krishtlindjet: Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë

Kryeministri i Kosovës ka uruar festën e Krishtlindjes.

“Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar”, ka shkruar Kurti në postimit e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,
uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur.

Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar.

Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!

Lexo edhe:  Flet Xhaxhai i Liridona Murselit: S’ishim në dijeni për probleme mes çiftit