Nga janari deri tani, 112 raste të dëmtimeve trupore si shkak i kafshimit të qenve endacakë në Prishtinë

Ky është totali i rasteve që ka ardhur si rezultat i kafshimit të qenve endacakë në Prishtinë vetëm në tetë mujorin që lamë pas.
Statistikat janë marrë nga Klinika Emergjente.

“Bazuar në statistikat e Klinikës Emergjente, është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacak. Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive“, thuhet në komunikatën për media të ShSKUK-së.

E nëse bazohemi në shifra, del se në raport me vitin e kaluar që në total ishin 84 raste, këtë vit numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim është rritur dukshëm.

“Vitin e kaluar, në Klinikën Emergjente ishin regjistruar 84 raste që kishin kërkuar tretman mjekësorë nga kafshimi i qenve, kurse këtë vit ka rritje të rasteve të tilla“, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:  Mbesa e Fatmir Limajt tregon se për çfarë e nervozon gjyshi