Mundësi për praktikë me pagesë në Gjermani, Ambasada jep detaje për të interesuarit
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë njofton për mundësi punësimi në kompani lidere gjermane për praktikë me pagesë, ku kanë të drejtë aplikimi edhe qytetarët e Kosovës e të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit nga Ambasada e Gjermanisë, thuhet se aplikimi për praktikë me pagesë 3- 6 muaj mbyllet me 16 nëntor.
Ja njoftimi i plotë nga Ambasada gjermane:
Mundësi punësimi!
Bashkohuni me Programin tonë të Internshipit të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni mbajtës i bursave të gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë me pagesë tre deri në gjashtë muaj në një kompani lider gjermane në Gjermani duke filluar nga data 3 korrik 2023.
Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor (11:59 pasdite) 2022.
Zbuloni më shumë rreth programit www.stipendienprogramm.org.