Mutu: Kosova s’është aq e frikshme sa thonë, s’shoh asgjë speciale te ta

Legjenda rumune Adrian Mutu thotë se nuk sheh asgjë speciale te Kosova, ndërsa ka përgëzuar Rumaninë për lojën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Rumania triumfoi bindshëm në Prishtinë me rezultat 0:3, ku Kosova bëri një paraqitje shumë të dobët në të gjitha aspektet.

Mutu për mediumin rumun “Fanatik.ro” ka dhënë lëvdata të mëdha për shtetin e tij, ndërsa e uli poshtë Kosovën.

“Nuk kemi çfarë të themi, flet rezultati. Më ka pëlqyer skuadra shumë, mënyra si luajtën. Nuk e di nëse Kosova s’ishte në ditën më të mirë, por kemi luajtur mençur, i kemi pritur”.

“Kemi luajtur me kundërsulme dhe besoj se jemi më të vlefshëm se ta. E dëshmuam mbrëmë gjithashtu. Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të kombëtares në vitet e fundit, më pëlqeu maturia që treguam”.

“Në disa momente mund ta mbanim topin më shumë. E limituam vetën në kundërsulme, ndoshta me ndihmën e tyre sepse na dhuruan topin, sidomos te goli i tretë”.

“Jemi më të vlefshëm se Kosova, nuk mendoj se kombëtarja e Kosovës është aq e frikshme sa thonë njerëzit. Nuk shoh asgjë speciale për ta”, deklaroi ai.

Kosova tani është duke u përgatitur për përballjen ndaj Qipros, ndërsa duhet me patjetër të fitohen pikët e plota për të mbetur në garë për kualifikim.

Kujtojmë, aktualisht renditemi në pozitën e fundit pa pikë, derisa Qipro dhe Rumania kanë nga tre sosh.

Lexo edhe:  Kosova barazoi në udhëtim tek Izraeli, kjo është renditja tabelore në Grupin I