Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet e Shqipërisë.

Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të, raporton TCH.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.

Lexo edhe:  ‘’Shkuam ta shihnim teksa flinte, e gjetëm të vdekur ‘’ – Rrëfehet vajza e veteranit që u vra në Francë