“Me hi borxh për me mbajtë punën”, polici jep dorëheqje në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka mbushur dje 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999.

Pikërisht dje polici Bekim Ibishi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si polic.

Ai tha se deri tek ky vendim erdhi si pasojë e kushteve, siç u shpreh ai “Me hi borxh për me mbajtë punën”

Postimi i tij i plotë:

Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga policia

Të nderuar,

Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.

Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje.

Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro.

Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.

I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.
Me respekt, Bekim Ibishi

Lexo edhe:  Qentë endacakë sulmojnë një 5-vjeçar, fëmija dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK