Polici e lë uniformën në 25 vjetorin e themelimit: “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”
Edhe një polic i Kosovës ka vendosur ta lë uniformën për shkak të kushteve të rënda.
Bekim Ibishi është zyrtari policor i radhës që ka vendosur që në 25 vjetorin e themelimit ta lë Policinë e Kosovës, shkruan Jepi zë.
Ai në postimin e tij ka përmendur shumë vështirësi dhe probeleme që po përballet ky institucion i sigurisë.
Postimi i plotë:
Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga policia
Të nderuar,
Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.
Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.
Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje.
Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro.
Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.
I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.
Me respekt, Bekim Ibishi