Ndalet rryma në momentin kur Kurti nis fjalimin për Policinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Kurti nisi fjalimin e tij me falënderime ndaj të pranishmeve.

Derisa filloi të flasë për Policinë e Kosovës, Kurtit i ndodhi e papritura.

Në sallën ku po zhvillohet ceremonia u ndalën dritat, mikrofonat dhe çdo lidhje tjetër me energjinë elektrike.

Kurti e mori me shaka dhe nisi të qesh në momentin kur atij iu ndal mikroni, derisa priste që të rregullohej.

Lexo edhe:  Gruaja në Prizren e çon në Polici burrin me të cilin bashkëjeton, e akuzon se po i shkakton dhunë psikike