Antidroga zbarkon në Zhur: Sekuestrohet kokainë dhe arrestohen dy persona

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar në fshatin Zhur ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në aksionin e Antidrogës në Zhur janë arrestuar dy persona.

Me rastin e kontrollit policor, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.

Policia ende nuk ka dalë me detaje të plota pë rastin.

Lexo edhe:  "Ka edhe deputetë të Vetëvendosjes që do ta votojnë tërheqjen e Trustit"