“Mitrovicë a i pe dy trima”, Ganimete Musliu i kushton një poezi ministrave Sveçla e Krasniqi
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia ka kushtuar një poezi, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit.
Në këtë poezi është përmendur Mitrovica dhe Sveçla e Krasniqi janë portretizuar si heronj.
Kjo është poezia:
Mitrovicë a i pe dy trima
Mitrovicë a të rroku shungullima
A i pe oj në pritë
Në luftën qe su ndanë
Nënë plumbat e armikut
Sveçla e Elberti
këta dy trima partizan
Mitrovicë a ndieve moj
Dy trima dy heroj
Me ty o flamurtar
Nën yllin çlirimtar