Deputetja e VV-së: Nuk ka më arsye të kemi ushtarë të KFOR-it në Urën e Ibrit

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, deklaroi se ushtarët e KFOR-it nuk kanë më arsye të rrinë mbi urën e lumit Ibër.

Sipas saj, siguria në veri është e kënaqshme dhe nuk ka arsye për praninë e ushtarëve.

“Nuk ka arsye që ura të mbetet e mbyllur për vetura dhe nuk ka më arsye të kemi ushtarë të KFOR-it në urë, përderisa siguria në atë pjesë të territorit të Kosovës është e kënaqshme, si dhe Policia e Kosovës ka treguar që është e gatshme të mbrojë atë pjesë të territorit të Kosovës nga krimet që mund të ndodhin nga aktet e dhunshme si dhe t’i mbrojë qytetarët nga sulmet, vjedhjet e rëndomta…”, tha ajo  në Tëvë1.

Ndërkohë, nuk ceki datë se kur ura mund të jetë e hapur, por tha që janë duke punuar intensivisht.

“Ne kemi thënë që do të punojmë intensivisht në hapjen e urës dhe këtë po e bëjmë. Tani janë kryer të gjitha punët teknike që kanë të bëjnë me urën dhe në ndërkohë jemi në konsultime të vazhdueshme me komunitetin ndërkombëtar që ta hapim urën”, deklaroi ajo.

Lexo edhe:  Policia në aksion të madh, shkon në shtëpinë dhe lokalet e “Llepotës”