Shqetësuese: Edhe një e mitur shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fund të muajit shtator, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura nga fshati Vërnicë i Vushtrrisë është pranuar shtatzënë në këtë klinikë, ku është dërguar nga bashkëshorti i saj 21-vjeçar.

Sipas të njëjtave burimeve, e mitura bashkëjeton me të dyshuarin që një kohë me dëshirën e dy familjeve.

Pasi vajza është pranuar për trajtim mjekësor, Policia është vënë në dijeni për rastin, me ç’rast njësitet policore janë aktivuar dhe kanë identifikuar personin e dyshuar, ndërkohë që kanë nisur hetime për veprën penale Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”.

Lexo edhe:  Bërnjaku e Merdarja të mbyllura, Jarinja e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës