“Erdha nga Beogradi, morëm kokainë, kishte britma”/ Zbulohet se çka deklaruan Vali, Anita dhe shtetasja serbe

Plagosja dhe rreziku që shkaktoi Anita Syla, kur gjuajti në drejtim të Vali Corleones më 11 gusht, në shtëpinë e tij në Gjilan, i kushtoi asaj me aktakuzë. 22-vjeçarja është futur në telashe me ligjin dhe po dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Syla dyshohet për shkaktim rreziku, posedim të paautorizuar të armëve, si dhe të narkotikëve. Ajo tashmë ndodhet në paraburgim, masë kjo që i është vazhduar edhe për një muaj.

Por çfarë kanë deklaruar në Prokurori Anita, Vali dhe dëshmitarja që ishte me ta në ditën kritike, shtetasja e Serbisë, Marija Zhivojinoviq?

Shtëpia ku bashkëjetonin prej katër vitesh Vali dhe Anita, u shndërrua në një skenë krimi mëngjesin e 11 gushtit. 22-vjeçarja e la të plagosur Valin, pasi e gjuajti me armë zjarri. Në shtëpinë e tij u kryen ekzaminime, me ç’rast u gjet arma por edhe disa qese me kokainë.

Në deklaratat e dhëna në Prokurori, Vali dhe shtetasja serbe kanë deklaruar se nuk kanë qenë nën ndikimin e drogës, gjë që e ka demantuar Anita, e cila ka treguar se të tre kanë konsumuar narkotikë.

Sinjali ka siguruar deklaratat e të tre palëve dhe sjellë detajet më poshtë.

“Natën kritike, para orëve të mëngjesit deri sa kam qenë së bashku me Valin dhe një mysafire nga Beogradi, duke biseduar për armë të njëjtëve iu thash: po dua t’ua tregoj një armë të cilën e posedoj, me ç’rast nga kati i sipërm kam zbritur në katin e dytë dhe e kam marr revolen të cilën e kam pasur në koferin tim personal, për të cilën armë nuk e ka ditur askush se e posedoj, pasi që e mora revolen hyra në dhomë aty ku ishte Vali dhe mysafirja, revolen e lash mbi tavolinë, aty kemi qenë duke dëgjuar muzikë, unë me Valin kam qenë afër duke vallëzuar, e duke qenë e emocionuar nga muzika, dhe nën ndikimin e substancave narkotike të llojit Kokainë, në mënyrë të pa vetëdijshme e kam marr revolen dhe e njëjta më ka shkrep aksidentalisht, ku për pasojë e kam goditur Valin në këmbën e djathtë nën gju, pasi që e vërejta që Valin e godita me revole fillimisht ia kam mbështjellë këmbën, e më pas personalisht vetëm e kam marr Valin dhe e kam dërguar në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Lexo edhe:  Alaudini kërkon kos në Kolumbi  

Theksoj se kur e kam shkrepur revolen Vali ka qenë shumë afër meje përafërsisht një metër që të dy kemi qenë në këmbë, nuk e di sa fishek kanë qenë në revole, madje nuk e kam ditur edhe a ka pasur plumba apo jo, duke shtuar se me revole nuk kam mundur ta qëlloi Marijen nga se e njëjta ka qenë larg meje, në kolltukun tjetër përball meje. Deklaroi se revolen e kam siguruar përafërsisht një muaj para se me ndodh rasti, nuk e njoh personin nga i cili e kam siguruar atë revole, mirëpo e di se një person përmes rrjetit social Snap Chat, më ka thënë se jam fans i Valit, e po dua me ta bë një dhuratë, me atë person jemi takuar në motelin Grand, aty ma ka sjell, fillimisht nuk e kam ditur se çka ka brenda, e pasi që kam hipur në veturë e kuptova se ishte revole, kur jam takuar me atë person kam qenë vetë nga se Vali ka qenë në masë të paraburgimit, duke shtuar se fillimisht i dëmtuari nuk ka pasur njohuri se unë mbaj armë, do të thotë nuk i kam treguar, e para se me ndodh rasti i kam treguar do të thotë para se ta sjelli revolen në dhomën ku është qëlluar Vali i njëjti e ka ditur që unë posedoj armë.

Theksoi se të gjithë kemi qenë në ndikimin e substancave narkotike, unë kam konsumuar substancën e llojit Kokainë gjithashtu edhe Vali dhe Marija kanë konsumuar të njëjtën substancë, substanca narkotike të cilën e kam konsumuar ka qenë në dhomë, kush e ka siguruar nuk e di.”

Teksa Vali ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht dhe se nuk kanë pasur asnjë marrëveshje me Anitën. Ai ka thënë se nuk ka konsumuar drogë, por vetëm alkool. Madje ai ka thënë se nga 22-vjeçarja që e quante “çika jem”, nuk kërkon asnjë kompensim.

Lexo edhe:  Vandami takon mikun e vjeter kosovar qe dikur e kishte truproje

“Natën kritike, diku para orëve të mëngjesit, deri sa isha duke ndejtur me Anitën dhe shoqen time Marija, muzika ka qenë e lëshuar, unë isha ulur me një kolltuk, përball meje kanë qenë Anita dhe Marija, të ulura në dy fotele të ndryshme, përnjëherë Anitës ia kam vërejtur pistoletën në dorë, nga e cila përnjëherë kam dëgjuar një krismë e nga ajo krismë një plumb më ka goditur në këmbën e djathtë nën gju, konsideroj se aksidentalisht e ka aktivizuar revolen, do të thotë pa qëllim nga se asgjë të keqe nuk kemi pasur në mes vete, duk e shtuar se nuk e kam vërejtur Anitën, se ku e ka marr atë revole dhe nuk kam pasur njohuri se qysh e ka siguruar.

Unë personalisht nuk kam qenë nën ndikimin e substancave narkotike, kurse nën ndikimin e alkoolit kam qenë, ndërsa Anita ka mundur të jetë nën ndikimin e substancave narkotike, nga se e njëjta rrallë edhe e përdor, pasi që jam goditur në Emergjencë më kanë dërguar Anita së bashku me Marijën, aty mu ka afruar ndihma mjekësore, e më pas më kanë dërguar në Kirurgji, aty kam qëndruar deri të nesërmen kur jam liruar në shtëpi, duke shtuar se me Anitën jam në bashkëjetesë qe katër vite, me të njëjtën asnjëherë nuk kam pasur mosmarrëveshje.

Anitës aksidentalisht i ka shkrepur revolja nga se nuk ka pasur qëllim që të më godas. Nuk i bashkëngjitësh ndjekjes penale, e as nuk kërkon kompensim me që konsideron se e tërë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.”, thuhet në aktakuzë.

Se nuk kanë konsumuar drogë ka thënë se Marija Zhivojinoviq, e cila po ashtu ka rrëfyer se si Vali dhe Anita e kanë marrë në kufi dhe kanë shkuar në shtëpinë e tij në Gjilan. Ajo ka treguar edhe për momentin pasi Anita ka gjuajtur me armë, për të cilën thotë se ka qarë dhe ka bërtitur.

“Nga Beogradi kam ardhur në Gjilan, përkatësisht Anita Syla së bashku me Valin, kanë ardhur me automjetin e Valit dhe më kanë marr në kufi tek Dheu i Bardhë, kam ardhur vetëm për arsye shoqërore nga se me të dytë jam në shoqëri, me të arritur në Gjilan kemi shkuar në shtëpinë e Valit, aty jemi ulur në ballkon (teras), kemi qëndruar 2-3 orë, pastaj kemi hyrë në dhomën e ndejës (sallon), aty jemi ulur në fotele të ndryshme.

Lexo edhe:  Shqipja i thotë Ganisë “mos më hajde në fytyrë”, ky ia kthen “nuk kam çka shoh te fytyra jote”

Vali është ulur në kanape (kauq), ishim duke biseduar bisedë normale, e deri sa isha duke e ndez cigaren përnjëherë kam dëgjuar krismën, në atë moment e kam vërejtur Anitën me pistoletë në dorë duke mbajtur kokën me duar dhe duke qajt, nuk jam e sigurt se ku e ka marr Anita revolen, atë revole e kanë pasur të dytë në duar, vetëm e kanë mbajtur, mirëpo të njëjtit nuk kanë pasur kurrfarë ngatërrese mes vete, e kush e ka mbajt në posedim atë revole unë nuk e di, në momentin kur ka kërcitur revolja, Vali dhe e pandehura Anita kanë qenë në këmbë, ndërsa unë kam qenë ulur, që të tre kemi konsumuar alkool.

Sa i përket substancave narkotike, unë nuk kam vërejtur dhe nuk e di se Anita a ka përdor apo jo substanca narkotike, ndërsa unë nuk kam përdorur substanca narkotike. Theksoi se nga momenti që kam hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, e deri te incidenti i ndodhur nuk kam dëgjuar se të njëjtit të kenë pasur ndonjë mosmarrëveshje por konsideroj se deri te shkrepja e revoles ka ardhur aksidentalisht, pasi që në momentin kur i ka shkrepur revolja Anitës, e njëjta vetëm se bërtiste dhe e mbante kokën me dorë, duke shtuar se me rastin e shkrepjes së revoles kam qenë tejet e frikësuar, pasi që dëgjova krismën e aq më tepër kur e vërejta gjakun i cili i dilte nga këmba Valit.”

Ndryshe, Anita po akuzohet për tri vepra penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.