Parashikimi i motit në fillim të muajit shtator

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi Shtarori fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të rriten prapë për disa gradë. Vetëm në jug dhe perëndim të Shqipërisë mund të ketë shtim të vranësirave dhe ndonjë zhvillim i ndonjë rrebeshi lokal të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i nxehtë do të vazhdojë edhe në fillim të javës së re. Pritet kryesisht mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat maksimale mbi 30 gradë Celsius. Megjithatë, atmosfera nuk do të jetë tërësisht stabile sidomos në Shqipëri ku priten rrebeshe (pasditeve) të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të izoluara duke mos përjashtuar edhe ndonjë zonë bregdetare, por nuk do të zgjasin shumë. Zhvillime të izoluara do të fillojnë edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë, por mbetet nxehtë dhe kryesisht thatë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Xani në Skenderaj, vjedhin 30 mijë euro para të gatshme dhe ari