“Ishte duke punuar si këngëtare- valltare”, ekstradohet në Kosovë Sead Halilaj i kërkuar për vrasjen e 19-vjeçares në vitin 2013
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se është ekstraduar nga Britania, Sead Halilaj. Ai ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Prizren 04.06.2013, NN. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me datën 30.08.2024 është ekstraduar nga Britania dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, për rastin e vrasjes e 19-vjeçares në vitin 2013 në Prizren.