“Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj”

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas rritjes se pagës minimale në 350 euro.

Ai tha se ky vendimi i Qeverisë nuk i shërben askujt.

Sipas tij, punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj.

“Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë. Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lexo edhe:  Tronditen qytetarët në një qendër tregtare në Shkup, një person nxjerr armën dhe qëllon dy të tjerë