Ky është i riu që e sulmoi policin në restorant, e akuzon se e kishte rrahur para disa vitesh

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  qoftë kur janë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare.

Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre. Kështu ka ndodhur të martën në mbrëmje, në një restorant në Shtërpcë.

I dyshuari, i cili ka qenë  në gjendje të dehur në momentin kritik, teksa ndodhej në restorantin “Karpa” ka sulmuar një zyrtar policor, që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arrestua për këtë rast është Paljic Nikola, 28-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, motivi lidhet me një rast ku i dyshuari e ka akuzuar policin se e ka rrahur para disa vitesh.

Për t’u hakmarrë për këtë rast që i njëjti pretendon, e ka sulmuar disa herë policin në lokal, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.”

Lexo edhe:  Si e parasheh Kodi Penal, kaq mund të dënohen ata që dhunojnë personat e mitur