Spahiu për vizitën e shefit të CIA-s: Tregues se diçka po vlon

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Sarajevë, Beograd dhe Kosovë, si tri vatra potenciale për konflikt tregon përpjekje për vendosjen e paqes ose parandalimin e ndonjë lufte.

Ai ka thënë se lëvizjet e krerëve të shërbimeve sekrete janë mes diplomacisë dhe gjeneralëve.

Për këtë ai ka kujtuar se para intervenimit të NATO-s në Beograd kishte vetëm vizita të gjeneralëve.

“Është një tregues se diçka po vlon. Vet fakti që shefi i CIA-s vjen në këto tri qendrat ku mund të zhvillohet konflikti potencial tregon që diçka është në tetik. Thjeshtë ose po përpiqet që ti vë gurët në vend ose të parandalojë një luftë potenciale. Kur krerët e lëvizjeve sekrete bëjnë kësi lëvizje, atëherë është diçka në mes diplomacisë dhe gjeneralëve, pra është tek kjo fazë tash cfarë është vështirë ta analizojmë”, ka thënë Spahiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, të enjten ishte në Kosovë, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Para Kosovës, ai ishte në Sarajevë, ku takoi presidentin e Republikës Serpsla, Dodik dhe në Beograd me presidentin serb Vuçiq.

Lexo edhe:  E reja në Gjakovë në hall nga i dashuri i saj, e kërcënon se do t’ia postojë fotot intime