Këshilltari amerikan bisedon me Vuçiqin: I zhgënjyer që Qeveria e Kosovës s’e zgjati afatin për targat

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Chollet dhe Vuçiq, kanë folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat për të cilin tha se është i zhgënjyer që Kosova s’e zgjati afatin.

“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, ka shkruar këshilltari amerikan.

Lexo edhe:  “Si t’i bindni prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri” – flet imami i xhamisë në Prishtinë prej ku fëmijët u detyruan të shkruajnë ese kundër festës