Gjest i madh: Biznesmeni Piraj pezullon kontratat me firmat holandeze, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!
Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj, pronar i fabrikës Meka, ka pezulluar kontratat e tij me firmat holandeze.
Këtë veprim Piraj e mori, pasi që, sipas tij, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai thotë se nuk ia lejon ndërgjegja të vazhdojë punën derisa të sqarohet gjëra.
Postimi i plotë:
Vëllezër dhe motra!
Unë nga sot e pezullova çdo kontratë me firmat Holandeze për arsye se dje e kam lexuar se Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!
Është gjest i vogël por nuk më lejon ndërgjegja të vazhdoj punën derisa të sqarohen gjërat.
E dua vendin tim!
Vetëm Zotit i përkulem!
*Në lidhje me kontratën në fjalë mund të jap informata private të besueshme! Faleminderit.