A do të dalin pagat për grevistët, njoftimi i fundit nga qeveria
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeizu, e ka përsëritur se nuk do të ekzekutohen pagat për ata që ishin në grevë, por do të kompensohen mësimdhënësit që e kanë mbajtur mësimin.
Reagimi i Kryeziut vjen pasi e ka shpërndarë një status të Arbërie Nagavcit, ministre e Arsimit – e cila i akuzoi komunat për këtë çështje
“Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.