E dhimbshme: Humb jetën i riu mitrovicas

Ka vdekur në moshë shumë të re mërgimtari nga Mitrovica, Leonard Gashi.

Ai kishte pësuar aksident të rëndë dhe kishte rënë në koma prej tre ditësh.

I ndjeri jetonte prej kohësh në Strasburg të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata Tradita në Strasburg, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

” Të Allahu jemi dhe tek ai do kthehemi”

Ka ndërruar jetë vllau jonë Leonard Gashi si pasojë të një aksidenti në trafik ku tani që tre ditë po qëndronte në spital në gjendje shumë kritike .

Allahu e meshiroft 25 vjeçarin Leonardin.

Lexo edhe:  Ylber Ramadani ëndërron të bëjë ‘bashkë’ shqiptarët: Në grup dua Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën