Nga Italia në Shqipëri me not, Eva Buzo përfundon me sukses sfidën për 35 orë e 17 minuta

Eva Buzo ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur brigjet e Shqipërisë në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Udhëtimi i saj ka zgjatur 35 orë e 17 minuta ose 92 kilometra.

Ky udhëtim ishte i vështirë për të pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikimeve, por që arriti ta përfundojë sot.

Në momentin e mbërritjes, Eva s’ishte në gjendje të fliste, por raportohet se gjendja e saj është e mirë.

Lexo edhe:  Aksidentohet vetura e Policisë në Pejë, 4 zyrtarë policorë të lënduar