Tentim vrasje në Podujevë: Theret me thikë 16-vjeçari, arrestohen tre të mitur

Një mosmarrëveshje e momentit përfundoi me plagosje sot mbrëmë në rrugën “19 qershori” në Podujevë dhe të përfshirë janë disa të mitur. Njëri prej tyre u ther me thikë dhe në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, teksa tre të tjerë tashmë janë arrestuar.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur tre persona dyshohet se e sulmuan dhe e therën me thikë viktimën 16-vjeçar, duke i shkaktuar plagë. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së parë në Podujevë është transferuar për në QKUK, ku po trajtohet.

Derisa viktima po merr trajtim, Policia ka arritur të identifikojë dhe t’i kap tre persona të dyshuar, po ashtu të mitur, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor për 24 orë për veprën penale “vrasje në tentativë”.

02 Press do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

Lexo edhe:  Familja nga Vushtrria në hall me të birin, nëna e denoncon për dhunë në Polici