Vdekje e dyshimtë: 56 vjeçari dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një burrë është dërguar pas mesnatës pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Shaqiri tha se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

“Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë:

Lexo edhe:  Identifikohet një person që e bëri për spital menaxherin e Bon Vivantit