Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri, raporton Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sinjali mëson se për rastin në Ferizaj është arrestuar edhe një person tjetër, ku tashmë i është caktuar edhe masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Personi i ndaluar ngarkohet me veprën, bashkëkryerje në veprën penale vrasje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari kryesor i cili shtiu me armë në drejtim të viktimës është zyrtari policor, Festim Ramadani – që vrau me armën zyrtare të moshuarin, Sadri Sadriu në parkingun e një restorant dasmash në Ferizaj.

Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku njoftoi se rasti ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.

Lexo edhe:  Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë