I dyshuari për vrasjen në dasmën në Ferizaj është polic – dorëzohet në stacion

Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Siç raportoi “Jepi zë”, një person është ekzekutuar në oborrin e sallës ku po mbahej dasma. Viktima është gjyshi i djalit që po martohej.

Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Siç merr vesh Sinjali, ai kishte qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur krimi.

I dyshuari tashmë është dorëzuar në stacion policor.

Lexo edhe:  Panik në Serbi, kërcënime me bomba në disa shkolla të vendit