Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë veror. Temperaturat maksimale do të vazhdojnë të jenë dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore dhe ajo maksimale parashihet deri në 40 gradë Ceslius. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të izoluara konvektive, vende-vende me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në vise kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi E Enjtja sjellë mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë në disa zona kryesisht kodrinore-malore parashihet të ketë zhvillim të vranësirave konvektive me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot shumë i nxehtë na pret edhe të premten dhe të shtunën, me ulje krejtësisht të lehta të temperaturave, ndërsa zhvillimet e vonshme të pasdites do të vazhdojnë të jenë të izoluara. Të dielën pasdite priten zhvillime më të përhapura, kurse fillimi i javës së re sipas ecurive aktuale sinoptike na premton stuhi shiu dhe ulje të temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Përleshje në Kuvend, sulmohet Albin Kurti