Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri vetura në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Këtë e bëri të ditur Fexhrije Pllana, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Ajo ka shtuar se i lënduar është njëri prej shoferëve dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, i cili pas trajtimit është liruar.

Pllana ka shtuar se rasti është duke u trajtuar si aksident trafiku me lëndime.

Lexo edhe:  Përleshje në “Qama Grill” në Fushë Kosovë: Dy klientë rrahen mes vete, njëri sulmon edhe kamarierin